Kreu i PDK’së ka thënë se qëllimi i VV’së vazhdon të jetë bllokimi i Kuvendit.
Sipas Krasniqit, ky mentalitet që ‘arbitrariteti i marrjes së votës me zorë nuk ka vend ne një sistem demokratik’.
Ndër të tjera ai tha:
Tashmë kjo situatë është për keqardhje. Po rrëshqasim në një fazë që si ka ndodhë Kosovës. Kanë kaluar 73 ditë prej përfundimit zgjedhjeve, 27 ditë nga certifikimi dhe ne ende nuk kemi institucione të themeluara, të buruara nga verdikti i qytetarëve nga zgjedhjet sepse VV që i takon të propozojë kryetarin e Kuvendit ka vendosur që ta mbajë peng shtetin për shkak të tekeve të tyre për një emër të përvvecm.
Unë e përëris atë që e kemi thën; LVV’së i takon të propozojë kryetarin – nëse i ka votat dhe e ka kriju shumicën parlamentar atëherë mund të zgjedhin kënd ta dëshirojnë, por nuk munden të na imponojnë për votuesit/deputetët emrin ashtu qëysh po kërkojnë.
Arbitrariteti i marrjes së votës me zorë nuk ka vend në një sistem demokratik.
Ky mentalitet nuk kalon.
Nuk merret vota me zor, ne jemi këtu – do të ishim të gatshëm edhe sot me shqyrtu një kandidaturë ttjetër.
Le të sjellin një kandidat apo kandidate që me të vertetë mund të jetë më e pranueshme për opozitën dhe ju e dini që tashmë një nga olegët e mi opozitarë ka dhënë propozim për dy emra të caktuar.
Ata [VV] e dijnë që me këta kandidatë i marrin votat e mjaftueshme, por po duket që qëllimi i tyre është me blloku”, deklaroi Krasniqi. /Gazeta Papirus/