Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar pas ri-suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi.
Krasniqi ka thënë se nëse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati “nuk kërkojnë falje publike për shpërndarjen e dezinformatave ndaj policit hetues dhe nuk i largojnë ato postime nga rrjetet e tyre sociale, ata krijojnë përshtypjen se janë pjesë aktive e një fushate që synon të minojë proceset ligjore ku janë të përfshirë eksponentë të partisë në pushtet”.
Postimi i plotë:
Nëse Ministrja e Drejtësisë dhe Ministri i Financave nuk kërkojnë falje publike për shpërndarjen e dezinformatave ndaj policit hetues dhe nuk i largojnë ato postime nga rrjetet e tyre sociale, ata krijojnë përshtypjen se janë pjesë aktive e një fushate që synon të minojë proceset ligjore ku janë të përfshirë eksponentë të partisë në pushtet.