Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se ”Albin Kurti e ka zbulu qeben e vet“, që sipas tij është Veriu i Kosovës.
Ai në Pressing të T7, ka thënë se Albin Kurti po i mbulon problemet reale me temën e Veriut.
Albin Kurti e ka zbulu qeben e vet, jorganin e vet. Veriun, Serbinë, Vuçiqin, e ngreh këtë jorgan na mbulon krejt temat që iu intereson njerëzve, e imponon edhe agjendën ndërkombëtare dhe mediale duke thënë atdheu në rrezik“, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se familjet kosovare në mbrëmje nuk flasin për marrëveshjen e Ohrit, por për problemet e tyre reale ekonomike.
Kërkush se ka rrit rrymën 100% siç ka vepruar Albin Kurti“, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se si kurrë më parë ka largim të qytetarëve, duke shtuar se shumë qytete të vogla janë zbrazur.