Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përmendur emrat e të gjithë atyre që kanë kontribuuar për shpalljes e pavarësisë së Kosovës.
Adresimin e tij në seancën solemne ai e ka filluar duke kujtuar leximin e Deklaratës së Pavarësisë nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se pa emrin e tij nuk mund të kuptohet Dita e Pavarësisë.
Krasniqi ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët tani gjenden në Hagë.
Ai është shprehur i bindur se ata do të kthehen fitimtar në Kosovës.
“Historia moderne e Kosovës është e lidhur me emrat e tyre dhe veçmas me Hashim Thaçi, pa emrin e të cilit 17 shkurti si datë dhe shpallja e pavarësi si ngjarje nuk mund të kuptohen as si të plote dhe as si te sakta” , ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se ishin me fat ata deputetë që patën rastin ta nënshkruajnë Deklaratën e Pavarësisë.