Lëvizja Vetëvendosje do të mbetet edhe pa një deputet. Kjo pasi që në krahun e Dardan Molliqaj pritet të radhitet edhe deputeti Salih Salihu.
Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të shpërbëhet edhe më tutje. Sot pritet të jap dorëheqje edhe deputeti Salih Salihu i cili në zgjedhjet e fundit ka garuar për kryetar të Vitisë nga radhët e Vetëvendosjes.
Vetëm gjatë javës së shkoi nga VV’ja kanë dhënë dorëheqje dy persona. Dorëheqja e Shpend Ahmetit, kryetarit të Prishtinës ka ngritur reagime të shumta, duke bërë që ky i fundit të ofendohet në mënyra të ndryshme nga aktivistët që i kërkuan edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit.
Dorëheqjet në këtë parti ka kohë që kanë filluar, pas disa problemeve të brendshme që kishin filluar një vit më herët por ishin mbajtur fshehur nga publiku.
Tashmë nga të gjitha strukturat e partisë janë larguar Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Qëndron Kastrati, Faton Topalli, Frashër Krasniqi, Shqipe Pantina, e së fundmi edhe Shpend Ahmeti e Besa Baftiu.
Në këtë mënyrë Vetëvendosje humb dy komuna, Prishtinën dhe Kamenicën, si dhe shpërbëhet si grupi parlamentar më i madh në Kuvend, pasi që Ymeri dhe Molliqaj vecse kanë paralajmëruar partinë e re.