GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

KQZ thërret mbledhje urgjente për zgjedhjet në veri

09/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
KQZ thërret mbledhje urgjente për zgjedhjet në veri
Share on FacebookShare on Twitter

Në ora 18.00 do të zhvillohet mbledhje urgjente e KQZ-së, kësaj radhe pa prani të mediave, kanë deklaruar disa burime për Gazetën Blic. Në këtë takim me gjasë do të diskutohet për zgjedhjet Komunat veriore, të cilat është paraparë të zhvillohen më 18 dhjetor.

Siç dihet, KQZ nuk ka kompetenca për të shtyrë, zgjedhjet, pasi që kjo kompetencë i takon Presidentes, Vjosa Osmani.

Më herët është spekuluar se Osmani tashmë ka vendosur që të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ajo e kishte caktuar 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve atje, por pas incidenteve të shumta, plagosjes së një pjesëtari të Policisë, shumë shpërthimeve dhe kërkesës së ambasadorëve, Osmani e ka shtyrë datën e zgjedhjeve, kanë thënë disa burime, duke theksuar se pritet që sot ta publikojë vendimin ose më së largu në fillim të javës.

Siç dihet, shtyrja e zgjedhjeve në veri është kërkuar edhe nga zyrtarët më të lartë amerikanë. Të enjten, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i tha Zërit të Amerikës se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.

Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit”.

“Është kohë e tensionuar dhe duam të sigurohemi se ka kushte për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta. Kosova është demokraci shumetnike, sikurse Shtetet e Bashkuara. Ne jemi krenar me punën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në këto 20 e ca vjet për ngritjen e demokracisë në Kosovë dhe duam të punojmë për ta mbështetur dhe ruajtur atë. Së këndejmi mendojmë se këto zgjedhje duhet të shtyhen derisa koha të jetë e duhur dhe kur mund të mbahen pa nxitur më shumë joqëndrueshmëri dhe dhunë”, qartësoi Chollet.

Tags: kqzmbledhjeVjosa Osmanizgjedhje në veri
ShareTweetShare
Previous Post

Ministri Mehaj u prit me nderime ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Finlandës

Next Post

Mashtrohet 45-vjeçari në Prishtinë, një person ia merr 5 vetura në vlerë të 82 mijë eurove por s’ia jep paratë

Lajmet e fundit

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

21/05/2025
Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

Shpëtohet jeta e 5-vjeçarit në QKUK, përpiu një farë të paqëruar

21/05/2025
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

Kurti kalon kah LDK’ja, pyetet pse s’po e viziton Abdixhikun, reagimi i tij: Hëhëhë…

21/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale

21/05/2025
Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

Aksidenti i rëndënë dalje të autostradës, Ministria bën thirrje të shmanget rruga prej “Veternikut” në Fushë-Kosovë

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.