Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë sot numërimi i votave të pranuara nga jashtë vendit cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Poashtu KQZ sot do të mbajë edhe mbledhje.
“13:00 – Mbledhja e KQZ-së; 15:00 – Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të numërohen votat e pranuara nga jashtë Kosovës të cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, thuhet në njoftim.
Sipas një vendimi të Gjykatës Supreme, votimi nga jashtë vendit është ripërsëritur në Komunën e Dragashit pas dyshimeve se ka pasur manipulim të këtyre votave.