Në Komunën e Leposaviqit, deri më tani sipas të dhënave të publikuara në web faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë votuar 21.38 për qind e qytetarëve.
Sipas të dhënave të KQZ-së janë gjithsej 13 mijë e 876 qytetarë të regjistruar si votues në atë komunë, derisa të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 2 mijë e 967 votues.
Në Leposaviq janë hapur 18 qendra të votimit.
