Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet në webfaqen kryesore, të votave të ardhura me postë nga diaspora, të cilat tashmë po numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
KQZ ka bërë të ditur se deri me tani janë numëruar 44 kuti të votimit, nga 188 sa janë gjithsej. Apo thënë ndryshe janë numëruar 23.40%.
Nga ky përditësim Lëvizja Vetëvendosje radhitet e para me 49.30%, ku pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.19%.
E treta sipas KQZ është Partia Demokratike e Kosovës me 8.09%.
Pas PDK-së, radhitet AAK-ja.