Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mbajë mbledhjen e radhës, në rend ditë certifikimi i rezultateve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të katër komunave.
Kjo mbledhje do të mbahet 10:30, temë diskutimi do të jetë edhe certifikimi i rezultateve, për zgjedhjet e parakohshme për kuvendin Komunal në Leposaviq.
Kujtojmë se më 23 prill janë mbajtur zgjedhjet për kuvende komunale në Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.