Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se tashmë gjithçka është gati për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër në veri të vendit.
Radoniqi tha se KQZ-ja i ka ndërmarrë të gjithë hapat për t’i organizuar zgjedhjet dhe se tashmë janë vendosur edhe kontejnerët në vende të caktuara për votime.
Ai më tej tha se shpreson që i gjithë procesi të shkojë i qetë dhe i lirë.
Kujtojmë se nesër do të jenë 13 qendra votimi në katër komunat veriore, teksa kjo është hera e dytë që tentohet të mbahen zgjedhjet në veri pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave gjatë vitit të kaluar.