Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të zëvendësuar komisionerët nga partia politike, Partia e Serbëve të Kosovës, të cilët kanë njoftuar këtë institucion se nuk do të dalin në ditën e zgjedhjeve në vendvotime.
Njoftimi i tyre ka ardhur pas tërheqjes së kreut të kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviq nga kandidimi i tij për kryetar të komunës së Leposaviqit.
Zëvendësimi i tyre do të bëhet me staf lokal nga administrata e Agjencionit për Regjistrim Civil.
Ndryshe, Partia e Serbëve të Kosovës nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 prill në katër komuna në veri të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie Aleksandar Jablanoviq, gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media në Leposaviq.