Mateo Kovacic dhe N`Golo Kante mund të mungojnë në finale të Kupës FA, ndaj Liverpoolit.
Chelsea mund të jetë me mungesa të mëdha në finalen e Kupës FA.
Mateo Kovacic dhe N`Golo Kante janë në pikëpyetje për sfidën ndaj Liverpoolit.
Në intervistën përpara ndeshjes, Thoma Tuchel tha se të dy po mundohet të jenë të gatshëm, por mbetet të shihet.
“Mateo dëshiron ta provojë dhe stafi mjekësor kanë dhënë dritën jeshile. Do ta provojmë në stërvitje dhe më pas do të dimë më shumë.
Edhe Kante po përpiqet gjithashtu”, ishin fjalët e trajnerit gjerman, përcjell lajmi.net.
Finalja në mes Chelsea – Liverpool zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:45.