Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, është deklaruar para gazetarëve, për takimin Kurti-Vuçiq.
Ai në rolin e mikpritësit, ka takuar edhe Vuçiqin edhe Kurtin. Marrëveshja është e vetmja zgjidhje, ka thënë kryeministri.
“Kam pasur takime të ndara bilaterale me presidentin Vuçiq e kryeministrin Kurti. Besoj që është e nevojshme dhe e vetmja zgjidhje për stabilitet në rajon. Kontributi i BE-së duhet të normalizoj marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE.
“Do të doja të nënvizoj se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është zgjedhur rastësisht. Shteti jonë i mbështetur nga BE-ja ka bërë një hap historik, ne jemi bërë anëtar të NATO-s. Besojmë që dialogu është e vetmja mënyrë për të arritur progres. Vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.