GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kosovë, Kurti përplaset me opozitën/ Kriza në veri, opozita i kërkon të tërhiqet

02/06/2023
në Kosovë, Kronika e zezë, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
Kurti: Prania e Policisë zvogëlohet në objektet komunale në veri, kur bandat kriminale shkojnë në Serbi ose në burg
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita solli kryeministrin e Kosovës në Kuvend për të raportuar për situatën e krijuar në veri të vendit.

Partitë opozitare kërkuan nga kreu i Qeverisë të dinë se cili është synimi i Kosovës me dërgimin e policisë në objektet e komunave në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok dhe ndëshkimet që i përcollën këto zhvillime.

 “Për neve koordinimi me aleatë, …, me ta duhet të shtrojmë sovranitetin në veri, ky dallim është substancial sepse për neve është patriotizëm e jotja çka bën është tradhti”, tha Lumir Abdixhiku, deputet i LDK.

Madje, opozita konsideron që për të dalë Kosova nga kjo situatë, duhet të shkarkohet Albin Kurti nga posti i drejtuesit të qeverisë.

 “Për këtë arsye ju propozoj këtu pa iu ndarë në parti, të shkojmë në mocion dhe ta ndërpremë mosbesimin deri në pabesi, poshtërimin deri në armiqësi dhe mashtrimin deri në tradhti e ta shkarkojmë qeverinë Kurti”, tha Ramush Haradinaj, deputet i AAK.

Por, vetë Kurti insiston se nuk ka lëkundje të marrëdhënieve me partnerët e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 “Kjo kronologji tregon se ka pasur gjithashtu jo vetëm konsultim por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtar”, tha Kurti.

Kurti edhe një herë u shpreh se është i gatshëm të largojë policinë e të shkojë veriu në zgjedhje të jashtëzakonshme, kur të largohen bandat kriminale nga Kosova, por që u kundërshtua nga Partia Demokratike e Kosovës që udhëheqë me dy komuna veriore.

 “Ajo që mungonte deri më 25 maj pas betimit të kryetarëve e që po mungon ende është deklarata që në përputhje me procesin që sapo e përmenda të mos pengohet puna e kryetarëve të rinj deri në zgjedhjet e reja”, tha Kurti.

 “Mbi të gjitha, pse nuk po tregon se a do të tërhiqesh? A do të tërhiqesh, se dole nga takimi me Borrell dhe paralajmërove zgjedhje të jashtëzakonshme? Po të tregoj diçka, ti zgjedhje të jashtëzakonshme mund të shpresosh me mbajtë, por po të tregoj që për dy komuna, as nuk guxon, as nuk ki të drejtë dhe as nuk guxon me fole”, tha  Memli Krasniqi, deputet i PDK.

Pa përfunduar diskutimi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lëshoi seancën. Kurti mes tjerash gjatë seancës ka përmendur edhe emrat e personave që organet e hetuesisë kanë identifikuar e që dyshohen për sulm ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.

Tags: Albin KurtiKriza në veriopozitavetvendosja
ShareTweetShare
Previous Post

Hajdar Beqa i PDK-së: Kurti po e përdorë veriun për ta arsyetuar krijimin e “Zajednicës”

Next Post

Kryetari i Mitrovicës Veriore nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja: Zgjedhjet në vitin 2025

Next Post
Atiq kërkon nga Auditori të fillojë auditimi i komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Mitrovicës Veriore nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja: Zgjedhjet në vitin 2025

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.