Policia ka ndaluar një person në fshatin Ranilluk, pasi në automjet i janë gjetur 332 pula pa dokument përkatës, raporton Express
Sipas policisë, i dyshuari ka deklaruar se pulat i kishte blerë pa dokument për shitje, nga një person tjetër.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit, ndërkaq me udhëzim nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, shpezët i janë kthyer pronarit.
“Fsh. Ranilluk 15.12.2021 – NN. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që automjetin e tij kishte të ngarkuar 332 pula, pa dokumentacionin përkatës. Sipas të dyshuarit, pulat i kishte blerë pa dokument për shitje nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me udhëzim të inspektorit të AVUK-të shpezët i janë kthyer pronarit”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.