GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kosovarët shpenzojnë rreth 250 milionë euro në vit për duhan

31/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kosovarët shpenzojnë rreth 250 milionë euro në vit për duhan
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kosovë sot u shënua Dita Botërore pa Duhan e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.

Kryeinspektorati sanitar, Ibrahim Tërshnjaku thotë se konsumi i duhanit sjell vetëm aspekte të dëmshme shëndetësore.

Tërshnjaku për KosovaPress deklaroi se në Kosovë, qytetarët shpenzojnë rreth 250 milionë për blerje të duhanit, ndërsa rreth 200 milionë për aspektin shëndetësorë të sëmundjeve malinje. Ai po ashtu tha që konsumi i duhanit në familje është barrë e rëndë në aspektin social.

“Nga konsumi i duhanit kanë vetëm aspekte të dëmshme ekonomike, sociale dhe kulturore, pra përfitime kanë vetëm kompanitë transatlantike, të cilat kanë fitime marramendëse të shitjes së duhanit dhe kultivimi të tyre. Pra në këtë drejtim Kosova shkon në një trend të rritjes së konsumit të duhanit me të cilën është shqetësues për gjithë profesionistët shëndetësorë, sepse konsumi po fillon qysh në mosha të reja dhe mendohet nga 200 deri në 250 milionë kemi harxhim të shportës së konsumatorit, të cilat investohet në duhan, dhe 200 milionë të investimeve në aspektin shëndetësor të sëmundjeve malinje… Po t’i kemi dy duhanpirës në shtëpi, është vërtet një barrë e rëndë ekonomike për atë familje. Përveç shëndetit, prishet ekosistemi, pyjet, plantacione të ndryshme”, tha Tërshnjaku.

Sipas Tërshnjakut, në katër muajit e fundit, 760 restorante apo 10 për qind në Kosovë janë gjobitur për shkelje të Ligjit të Duhanit. Ai theksoi se planifikohen aksione të ndryshme për t’i targetuar subjektet që shkelin ligjin.

“Edhe në zbatim të ligjit antiCOVID kemi zbatuar ligjin, sepse vetë dispozita ligjore ka ndërlidhur këtë problem që në hapësirat e mbyllura të mos konsumohet duhani. Kemi shqyrtuar gjoba për personat fizikë dhe juridikë, por duke e parë trendin e moszbatimit dhe duke i targetuar të gjitha subjektet, të cilat janë shkelëse permanente, me theks të veçantë kafenetë e ndryshme, gjatë këtyre katër muajve kemi bërë rreth 760 inspektime, me theks të veçantë tek operatoret e bizneseve te kafe baret, ku në 10% të këtyre inspektimeve kemi shqiptuar gjoba për mos respektim të ligjin për kontroll të duhanit”, tha Tërshnjaku.

Ai tha se duhet të fillojmë të ndryshojmë mentalitetin me qëllim të rritjes së vetëdijes së qytetarëve, dhe të kemi ndryshime kulturore në mënyrë dhe të ruhet shëndeti dhe ambienti.

“Që të zbatohet ligji edhe në zyrat shtetërore dhe publike, privatë, pra me këtë drejtim duke e ndryshuar mentalitetin që pa një kafe nuk shkon edhe pa një duhan. Të nisim moton që të konsumojmë një kafe pa duhan dhe kur kemi ndryshime kulturore të këtilla do të ngremë vetëdijen e qytetarëve, të ruajmë shëndetin dhe ambientin, por edhe xhepin tonë që të mos harxhojmë për një kosto kaq të lartë”, tha ai.

Dita Botërore pa Duhan është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të OBSH-së, të cilat synonin rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit si dhe inkurajimin e reduktimit të prodhimit dhe përdorimit të duhanit.

Tags: 250 milionDuhankosove
ShareTweetShare
Previous Post

Vrasja në Ferizaj: “Buta” nuk u largua nga Kosova, policia ende s’e ka ftuar për intervistim

Next Post

Në varrezat e shqiptarëve të Bujanovcit gjendet diçka e pazakontë, sipas RTS’së

Next Post
Në varrezat e shqiptarëve të Bujanovcit gjendet diçka e pazakontë, sipas RTS’së

Në varrezat e shqiptarëve të Bujanovcit gjendet diçka e pazakontë, sipas RTS’së

Lajmet e fundit

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.