Këtë të shtunë plazhi i Shëngjinit në Lezhë është plot. Janë kryesisht vendas, apo vizitorë nga Kosova që e kanë kthyer në destinacionin e tyre të parapëlqyer.
“Ky është viti i tretë që vij këtu në Shëngjin. Organizimi shumë i mirë, restorantet plot, shërbim i shkëlqyer”.
“Prej Gjilanit të Kosovës, në përgjithësi kushtet janë të mira, pastërti ka, vijmë çdo fundjavë”.
Të paktë nuk ishin pushuesit as në plazhet e Durrësit.Ata kanë preferuar të kalojnë ditën pranë detit, për shkak të motit dhe të shërbimeve.
Në Durrës janë akomoduar edhe turistët e ardhur nga vendet nordike, të cilët kanë prenotuar paketa 1-javore pranë bregdetit Adriatik.