Instituti GAP ka publikuar raportin e fundit rreth emigrimit dhe tregut të punës në Kosovë, duke u fokusuar në disa pika kryesore të faktorëve që po ndikojnë në emigrimin e punëtorëve, si dhe përqindjet rreth numrit të të punësuarve në kategori të ndryshm
Sipas raportit, ka një tendencë të prurjes së të huajve në Kosovë, pas emigrimit të fuqisë punëtore nga Kosova.
Në të dhënat e siguruara nga GAP-i bëhet e ditur se në vitin 2024 u lëshuan 8011 leje qëndrimi të përkohshme dhe të përhershme në Kosovë, ky 4273 prej tyre ishin për arsye punësimi.
Ndërkaq, 3984 personave iu vazhdua leja e qëndrimit.

Personat që u pajisen më së shumti me leje qëndrimi në Kosovë gjatë vitit 2024 janë me origjinë nga Turqia – 2387 sosh.
Ndërkaq, ka edhe shtetas të Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bangladeshit, SHBA-së, Malit të Zi, Filipineve e Italisë, që janë pajisur me leje qëndrimi.

Në anën tjetër, pati edhe shtetas të Republikës së Kosovës që u pajisen me leje qëndrimi në shtetet e BE-së.
Në vitin 2023, 45 mijë e 650 kosovarë u pajisen me leje qëndrimi në Evropë, shkruan IndeksOnline.
Sipas të dhënave, më së shumti leje qëndrimi u lëshuan nga shteti gjerman: 23040, më pas nga Sllovenia (6492), Kroacia (4288), Italia (3541), Zvicra (1966), e kështu më radhë.
Arsyet e pajisjes me leje qëndrimi nga qytetarët e Kosovës janë kryesisht për bashkim familjar, edukim dhe punësim.
