Prodhimi i kriptovalutave në Kosovës ka filluar në vitin 2015 dhe deri tani, në vendin tonë janë importuar pajisje për prodhimin e tyre, vlera e të cilave arrin në 22 milionë euro.
Kështu ka bërë të ditur Driton Azemi nga Dogana e Kosovës.
“Prodhimi i kriptovalutave në Kosovë ka nisur qysh herët, që prej vitit 2015 ne kemi pasur rastet e importit për prodhimin e Bitcoin-ëve”, tha ai në KallxoPernime.
“Sipas një analize që e kam bërë, nga viti 2015 deri më sot janë importuar diku rreth 4 milionë euro pajisje për prodhimin e Bitcoin-ëve, ndërsa kartela grafike të cilat përdoren për prodhimin e kriptovalutave, vlera e tyre është 18 milionë euro”, shtoi ai.
Prodhimi i kriptovalutave është ndaluar në Kosovë që nga fillimi i këtij viti, me një vendim të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë, i cili obligon organet e rendit që të sekuestrojnë kudo ku hasin pajisje për prodhimin e monedhave digjitale./Sinjali