Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka uruar shtetin fqinj të Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë.
MPJ shkruan se Kosova mezi pret që edhe më shumë t’i forcojë lidhjet me shtetin malazez.
“Republika e Kosovës është e lumtur që ju ka fqinj dhe mezi pret që të forcojë lidhjen tonë që kemi mes shteteve tona dhe më e rëndësishmja, traditën mes njerëzve tanë të mirë”.
Para disa ditës në Prishtinë për herë të parë erdhi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili lavdëroi “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” të Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë se është i lumtur që edhe Kosova ndan po të njëjtat qëllime strategjike për një të ardhme europiane, shkruan Gazeta Express.