GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kosova së shpejti anëtarësohet në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

28/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kosova së shpejti anëtarësohet në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova së shpejti pritet të anëtarësohet në Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) me seli në Hagë të Holandës, pas miratimit të aplikimit nga shtetet anëtare të këtij komisioni, thotë Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Kosova bashkëpunon prej vitit 2003 me këtë organizatë ndërsa tani pritet që ky bashkëpunim të ngrihet në nivel tjetër.

Gara, në një intervistë për KosovaPress vlerëson se anëtarësimi është ndihmë e madhe për Kosovën në procesin e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur.

Kosovës i mbetet të zhvillojë procedurat e brendshme, siç është miratimi i një ligji dhe dekretimi nga presidentja Vjosa Osmani, në mënyrë që vendi edhe zyrtarisht të konsiderohet si pjesë e kësaj organizate. Qeveria ka miratuar këtë projektligj derisa i njëjti pritet të marrë edhe miratimin e Kuvendit të Kosovës.

“Tanimë projektligji i aprovuar nga Qeveria është në fazat e shqyrtimit dhe besoj se shumë shpejt do të finalizohet dhe pastaj të ndiqen hapat e nevojshëm. Me Komisionin Ndërkombëtar kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe në procesin e identifikimit të të gjitha mbetjeve mortore përmes analizës shkencore. Pra, Komisioni Ndërkombëtar nga viti 2003 deri më sot është gjithmonë në mbështetje edhe të qytetarëve, por edhe të institucioneve të Kosovës përmes ofrimit të shërbimeve të ADN-së, për t’i identifikuar me metodë shkencore mbetjet mortore ose personat e zhdukur”, deklaron Gara për KosovaPress.

Gara thotë se aderimi i vendit në Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur përveç se do të intensifikojë këtë bashkëpunim, do të jetë edhe një mundësi për këmbim edhe të përvojave me shtete të tjera anëtare.

“Aderimi i Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar përveç se do të intensifikojë këtë bashkëpunim, sigurisht do të jetë edhe një mundësi për këmbim edhe të përvojave me shtete të tjera anëtare, por edhe një mundësi që Kosova, tanimë 24 vjet pas luftës ka krijuar një infrastrukturë të mirëfilltë institucionale. Angazhimi i Kosovës është gjithmonë në përpjekje që e para si prioritet të mësohet sa më parë fati dhe vendndodhja e personave të zhdukur, por sigurisht se do të jemi në mbështetje edhe të adresimit të rasteve të tjera të personave të zhdukur si pasojë e luftërave në ish-Jugosllavi. Duke pas parasysh që edhe në luftën në Bosnje dhe Kroaci kemi qytetarë të Kosovës të zhdukur si pasojë e rrethanave të luftës dhe pjesë e diskutimeve janë edhe këto raste”, thotë Gara.

Tags: Komisioni Nderkombetar per Personat e ZhdukurkosovaKushtrim GaraSe shpejti anetaresohet
ShareTweetShare
Previous Post

Grenell: Kosova ka nevojë që Thaçi sërish të kthehet në krye

Next Post

Stoltenbergu flet me Borrellin: Prishtina të mos ndërmarrë hapa destabilizues

Next Post
Stoltenbergu flet me Borrellin: Prishtina të mos ndërmarrë hapa destabilizues

Stoltenbergu flet me Borrellin: Prishtina të mos ndërmarrë hapa destabilizues

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.