Së fundit, një fushatë e quajtur ‘mosemerrmalin’ po synon të gjejë zgjidhje më të thella dhe t’i bashkojë të gjithë kundër shpyllëzimit në Kosovë.
Është një prej zonave pyjore më të bukura të Kosovës. Edhe rëndësia e saj për ekosistemin tonë është po aq jetike. Por, njëjtë nuk mund të thuhet edhe për pjesën tjetër të tokës pyjore prej 432.755 hektarëve që konsiderohet se ka vendi ynë.
Kjo pasi që prerja ilegale, zjarret, zhvillimi industrial e urbanizimi janë vetëm disa nga faktorët që po ndikojnë në shpyllëzimin e saj.
Nisur nga kjo, organizata “Sustainbility Lidership Kosova”, së bashku me “Agjencinë Evropiane të Hapësirës”, së fundi kanë dalur me disa të dhëna që mund të konsiderohen alarmante për sistemin ekologjik të vendit tonë.
Sipas këtyre gjetjeve, Kosova në 20 vitet e fundit, për çdo ditë ka humbur pyje, aq sa sipërfaqja e një fushe e gjysmë e futbollit.
E, nëse vazhdohet me këtë trend, Foniqi thotë në vitin 2035 nuk do të ketë pyje të shëndosha në Kosovë.
Në anën tjetër, nga organizata “Sustainbility Lidership Kosova” tregojnë se cilat zona janë më të prekura nga shpyllëzimi.
Por, kështu nuk mendojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Besim Zogut nga kjo ministri e thotë të kundërtën e gjetjeve të këtij hulumtimi.
Së fundit, një fushatë e quajtur “Mosemerrmalin” po synon të gjejë zgjidhje më të thella dhe t’i bashkojë të gjithë kundër shpyllëzimit në Kosovë.