Dafina Demaku, gazetare, ka reaguar rreth pezullimit të licencës së Klan Kosovës, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke thënë se Kosova po bëhet vend autoritar, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka deklaruar ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë edhe arsyet për këtë, duke përmendur, luftën ndaj mediave, etiketime ndaj gazetarëve si ‘armiq të popullit’, ‘agjentë të huaj’, dhe ‘tradhtarë’.
Ajo ka shtuar edhe se tjetër shenjë është edhe mungesa e llogaridhënies nëpër krejt institucionet shtetërore dhe, diskurs ndaj prokurorisë si ‘e kapur nga regjimi i vjetër’.
Postimi i plotë:
Kosova po behet vend autoritar;
– Lufte ndaj mediave
– Etiketime ndaj gazetareve si ‘armiq te popullit’, ‘agjente te huaj’, ‘tradhtare’
– Diskurs i mbushun me mllef e urrejtje ndaj krejt aleateve nderkombetare