GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kosova nuk ndryshon qëndrim për Ballkanin e Hapur

28/05/2022
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova pritet të refuzojë çfarëdo ftese për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur i paraparë të mbahet më 7 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Megjithëse, Mali i Zi pritet të ndryshojë qëndrim për këtë iniciativë rajonale me kryeministrin Dritan Abazoviq që ka paralajmëruar se do të jetë pjesë e takimit të Ohrit, në Kosovë nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi.

Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje mbesin të palëkundur kundër Ballkanit të Hapur. Përkitazi me këtë qëndrim janë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës dhe shoqërinë civile.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë për KosovaPress se Ballkani i Hapur nuk i ndihmon Kosovës në aspektin ekonomik dhe as të sigurisë, por e fuqizon Serbinë.


Sipas tij, bashkëpunimi rajonal i shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Jemi kundër (Ballkanit të Hapur) dhe në mbështetje të Procesit të Berlinit. Mendojmë se Ballkani i Hapur nuk ndihmon në aspektin ekonomik të sigurisë dhe procese të tjera Republikës së Kosovës, përkundrazi e fuqizon Serbinë. Kosova ka synim në të ardhmen të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të jetë në procese të bashkëpunimit të ngushtë me aleancën evropiane. Në këtë kuptim ne e shohim të panevojshëm krijimin e çfarëdo procesi që do të ishte i ngushtë dhe i cili do të shërbente Serbisë”, ka thënë ai.

Edhe pse thotë se Ballkani i Hapur nuk ka shumë dallime me Procesin e Berlinit, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thekson se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të natyrës tregtare dhe ekonomike, por politike.

“Në thelb dhe substancë nuk është se ka dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Dallimi fondamental do të thosha unë është se tek Procesi i Berlinit kemi garancitë evropiane, përfshirjen e drejtpërdrejtë dhe Brukseli e dikton tempon e marrëveshjeve. Mirëpo ne duhet të jemi të qartë se problemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk është i arsyes tregtare dhe ekonomike, mirëpo është i natyrës politike. Kemi shumë iniciativa rajonale, shumë prej tyre janë duplikifim i njëra-tjetrës”, ka theksuar Çitaku.

Ndërkaq Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se Kosova nuk duhet t’i bashkëngjitet Ballkanit të Hapur.

“Çfarëdo iniciative, përfshirë edhe Ballkanin e Hapur, e cila vihet si tendencë për të zëvendësuar progresin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të anashkaluar Procesin e Berlinit nuk shkon në favor të Kosovës dhe do të ishte e dëmshme nëse bëhemi pjesë e saj. Ne konsiderojmë se tani veçse kemi mekanizma për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal. Ajo është se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë nënshkruese të MSA-së dhe duhet t’iu përmbahen standardeve dhe specifikave që i garanton kjo marrëveshje. Në anën tjetër kemi edhe marrëveshjen e CEFTA, mirëpo që nuk po respektohet nga disa shtete karshi Kosovës. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nëse i përmbahen marrëveshjes së CEFTA dhe çojnë përpara MSA-në nuk ekziston nevoja për të pasur marrëveshje ose zëvendësime me ide të tjera siç është Ballkani i Hapur”, ka deklaruar ajo.

Në fillim të muajit të ardhshëm do të mbahet takimi i radhës i liderëve rajonal të Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, të tri shtetet pjesë e kësaj iniciative kanë nënshkruar disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi mes tyre.

Marrëveshjet e memorandumet e nënshkruara deri më tani kanë të bëjnë me heqjen e kontrolleve kufitare mes këtyre vendeve, për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave, për qasje të lirë në tregun e punës dhe për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore në Ballkanin Perëndimor.

Tags: albinBallkani Hapurkosovavjosa
ShareTweetShare
Previous Post

Si Policia e Teksasit ndryshoi më shumë se 10 herë ‘raportimin’ rreth asaj që ndodhi gjatë të shtënave në një shkollë, ku u vranë 19 fëmijë

Next Post

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Next Post

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Lajmet e fundit

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

20/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.