Partia joparlamentare Nisma Socialdemokrate, ka njoftuar se nga nesër vazhdon turin e tubimeve me qytetarë me temën “Kosova në Udhëkryq”.
Në njoftim thuhet se në këto tubime, i pranishëm do të jetë edhe kryetari i partisë, Fatmir Limaj.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë se, NISMA Socialdemokrate nesër vazhdon turin e debateve me qytetarë, me temën KOSOVA NË UDHËKRYQ.
I pranishëm në këtë debat do të jetë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe anëtarë tjerë të kryesisë qendrore.
Debati do të mbahet nesër me qytetarët e Prizrenit.
DATA: 26 maj 2022
ORA: 19:00
VENDI: Hotel Theranda – Prizren