99 shtete janë duke ofruar asistencë drejt Turqisë pas tërmetit që la të vdekur mbi 20 mijë veta vetëm në këtë shtet.
Ministria e Jashtme e Turqisë ka njoftuar se 68 prej këtyre shteteve janë atje për të ndihmuar në kërkim-shpëtim.
Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosovës e cila përmes Forcës së Sigurisë është duke dhënë kontribut në zonat e prekura.
Sipas të dhënave zyrtare nga Turqia janë tetë mijë e 326 pjesëtarë të personelit të huaj që janë duke asistuar, derisa ka paralajmërime se edhe 13 shtete do t’u bashkohen aksioneve për kërkim-shpëtim.