Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë mbajtur një konferencë për medie, në lidhje me krizën energjetike që ka përfshirë Kosovën, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se kjo krizë ka prekur edhe vendet e rajonit, dhe si e tillë ka përfshirë Kosovën, teksa ka thënë se Qeveria do të ndaj shumën për mbulimin e importeve në mënyrë që të ruhet furnizimi me energji elektrike.
“Kriza energjetike që po prek vendet e rajonit ka arritur edhe në mesin tonë.
“Ne kemi pasur fatin të mbulojmë ndërmjet termocentraleve kosova A dhe B. Në periudhën e dimrit rritet kërkesa shkaku i ngrohjes. Kosova varet nga importet për të mbajtur dritat ndezur. Dy blloqe të Kosova B i kemi jashtë funksionit. Kjo ka rritur kërkesën për importe. Energjinë e kemi 390 megavate prej 3 blloqeve të Kosovës A. Deri më tani këto ndërmarrje bartin barrën e krizës energjetike. Qeveria do të ndaj shumën për mbulimin e importeve dhe të ruajmë furnizimin. Përderisa unë mund të marrë masa atë përkohshme jam i varur nga përfshirja e gjithsecilit”, ka thënë Kurti.