Kosova 3×3 te femrat ka përfunduar garat në FIBA Europe Cup.
Vashat dardane janë mundur nga Malta me rezultat 14:12.
Maltezet e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej 5:1, e më pas edhe 8:2.
Por, ekipi i Kosovës nuk dorëzohet dhe rikthehet shpejt për të afruar rezultatin në 9:7, e më pas edhe 12:10, por pa arritur të bëjë më shumë dhe pësuan me shifrat 14:12.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovën te femrat në këto gara. /Gazeta Express/