Medalja e bronztë e Donjeta Sadikut në Kampionatin Botëror të Boksit për Femra, ishte historike për boksin kosovar, por jo edhe për sportin tonë.
Boksierja jonë u ngjit në podiumin e kategorisë deri në 60 kilogramë, duke hyrë në mesin e sportistëve me medalje botërore për seniore.
Medalja e saj ka quar në tetë numrin e sportistëve tanë që janë ngjitur në podiumin olimpikë. Më së shumti janë nga xhudo, të cilës i prinë Majlinda Kelmendi. Kampionia olimpike Rio 2016, ka dy medalje të arta botërore në vitet 2013 dhe 2014, si dhe një të bronztë në vitin 2019.
Të bronztë nga viti 2019 kanë edhe xhudistet tjera, kampionia olimpike, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, kurse Nora Gjakova të njëjtën medalje e ka fituar vitin e kaluar, rreth një muaj para se të bëhet kampione olimpike në Tokio 2020.
Nga sportet tjera, medalist botëror është edhe karateisti Herolind Nishevci. Edhe pse karate nuk është sport olimpik, ai medaljen e bronztë e kishte fituar në tetor të vitit 2016, kur karateja ishte në programin e Lojërave Olimpike për Tokio 2020. Nishevci mbetet sportisti i vetëm nga konkurrenca e meshkujve, me medalje botërore nga sportet olimpike.
Kosova numëron edhe medalje tjera botërore, por jo nga sportet olimpike, si bodybuildingu sporti universitar, e-sporti etj.