Vendosja në Shqipëri e shtabit operativ pararojë të Komandës së Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë ka gëzuar edhe institucionet e Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka vlerësuar këtë njoftim si lajm të shkëlqyeshëm.
“Ky është një vendim i madh që rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.
Ditë më parë, SOCEUR-i njoftoi për shtabin në Shqipëri. Në njoftim u theksua se kjo do ta bëjë qasjen më të lehtë në Ballkan.
Lajm i shkëlqyeshëm që Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë (US SOCEUR) po krijon shtabin operativ pararojë në Shqipëri.
Ky është një vendim i madh që rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë.
#StrongerTogether
3
|
3
|