Në këtë fotografi janë vetëm disa nga 1432 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ëndërrat e secilit prej tyre u ndalën në gjysmë, mirëpo pritja për drejtësi për këta fëmijë duket se është e pakufi.
Por, për t’u kujtuar të miturit e vrarë, në Kosovë akoma nuk ka një memorial që u kushtohet atyre.
Ka pesë vite prej kur projekti ekziston, mirëpo nuk po zbatohet.
Kjo zvarritje po shihet si e papranueshme nga iniciatorët fillestarë të këtij projekti.
Ani pse ideja është mirëpritur nga të gjithë, objekt i kritikës ka qenë obelisku i cili ishte planifikuar të ndërtohej.
Megjithatë djepi me thikë, do të mund të ndryshohej nga propozuesi, ani pse ky thotë se kritikët kanë prapavijë.
Arsyet pse ky projekt ka ngecur deri më tani kanë treguar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
Pikërisht për këtë memorial, në mbledhjes e së mërkurës së Qeverisë së Kosovës është themeluar Komisionin Ministror për hartimin e këtij projekti.
Ky komision do të drejtohet nga vetë kryeministri Albin Kurti.