Presidenti i sapozgjedhur malazez, Jakov Milatoviq, me deklaratat e tij se nuk bëhet fjalë për ndryshim të kursit karshi pavarësisë së Kosovës dhe qëndrimi i tij ndaj gjenocidit të Srebrenicës, “shkaktoi stuhi të njëmendtë në rajon”, vlerëson media opozitare serbe.
“Këto ditë mediat janë duke garuar të gjejnë opinionet e tij mbi tema të ndryshme, derisa Milatoviq e bëri të qartë se do të mbajë Malin e Zi në rrugën evropiane. Ai trazoi shpirtrat me deklarimin e tij për Kosovën dhe Srebrenicën”, thotë gazeta serbe.
Milatoviq, Zv/kryetari i lëvizjes popullsitë Evropa Tani, fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq, me rreth 60 për qind të votave.
Votuesti që veten e identifikon si pro-malazias e dënuan atë dhe i dolën mbështetje publike Millo Gjukanoviqit, ndërkaq ishte befasuese që me deklarimet e tij, Milatoviqin i erdhën fyerje dhe dënime edhe nga votuesit pro-serb. Por, çfarë tha ai?
“Nuk ka çnjohje të Kosovës”.
Në një intervistë për median serbe “Nova”, Milatoviq u pyet edhe rreth Kosovës. Pavarësia e Kosovës, tha ai, është fakt i padiskutueshëm – kjo është e qartë, tha ai.
“Nuk është realiste të pritet që ta çnjohim Kosovën”, tha ai prerazi. “Ne mbështesin çdo gjë për të cilën Beogradi dhe Prishtina pajtohen dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre do të ishte tejet i rëndësishëm për rajonin. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë fqinj i mirë, dhe që do të promovojë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore”.
“Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid”.
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi tha se qëndrimi i tij për çështjen e gjenocidit në Srebrenicë është shumë i qartë, si dhe se dënon të gjitha krimet që ndodhën në Jasenovac, Piva, Velicë dhe përsëriti se pavarësia e Kosovës është një fakt i padiskutueshëm për të.
“Gjykata Ndërkombëtare ka qenë shumë e qartë dhe ka marrë një vendim kur është fjala për Srebrenicën. Është shumë e rëndësishme që Gjykata Ndërkombëtare diku e ka individualizuar gjenocidin në Srebrenicë. Qëndrimi im në këtë kuptim është shumë i qartë, edhe parlamenti malazez ka miratuar një rezolutë. Kur është fjala për Srebrenicën, është shumë e rëndësishme që si rajon, së bashku, të gjykojmë të kaluarën, e cila ishte e vështirë”, tha Milatoviq në një intervistë për Al Jazeera Balkans.
Milatoviq tha se bëhet fjalë për një të kaluar që kishte një Srebrenicë, por edhe një Jasenovac, një e kaluar që kishte edhe në Mal të Zi si krimi i madh në Piva të Velicës.
“Këto janë të gjitha gjëra që unë i dënoj qartë,” tha Milatović, duke e bërë të qartë se në të ardhmen nuk ka vend për fantazmat e së kaluarës që kanë ndjekur Ballkanin për dekada.