Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është zgjedhur Kryetar i Odave të Ballkanit Përëndimor, në një konferencë që është mbajtur në Slloveni, raporton Express.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Rafuna për Gazetën Express, i cili ka bërë me dije se mandati i tij do të jetë 4-vjeçar.
Rafuna ka thënë se kjo është hera e parë që Kosova udhëheq këtë mekanizëm që rrjedh prej Procesit të Berlinit, duke shtuar se do t’ju ndihmijë shumë bizneseve të vendit për rë depërtuar në tregjet e huaja dhe për investime.
Deri tash, këtë pozitë e ka mbajtur Kryetari i Odës Ekononime të Serbisë.”Po, jam zgjedhur sot, me mandat 4-vjeçar. Para meje në këtë pozitë ka qenë Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë. Kosova për herë të parë e udhëheq këtë mekanizëm që do t’u ndihmojë bizneseve të vendit shumë për të dëpërtuar në tregje të huaja. Më pas do t’ju ndihmojë edhe në thithjen e investimeve të huaja. Ky mekanizëm rrjedh prej Procesit të Berlinit”, ka deklaruar Rafuna për Express.