Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka folur sërish për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe çështjen e tematizuar të KQZ-së.Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën
Ai tha se është me rëndësi që populli i Kosovës të kuptojë se çka synojnë partite politke për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Mendoj se këto janë zgjedhje të rëndësishme për Kosovën dhe dje unë dhe kolegët e mi nga Quint-i dhamë një deklaratë, duke i nxitur të gjitha partitë që janë në garë dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme, për të ulur tensionin, sepse gjërat janë shumë emocionale dhe të përqendrohen në nevojat e popullit të Kosovës për të pasur mundësinë që t’iu dëgjohet zëri përmes votës, si dhe për rëndësinë e partive që të flasin se cilat do të jenë politikat e tyre. Kjo gjë shpesh mbytet nga zhurma e krejt politikës. Është me rëndësi që populli i Kosovës, i gjithë populli i Kosovës, të kuptojë se çka synojnë partitë të bëjnë për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve”, thekson ai.
Ambasadori amerikan ka thënë se qeveria e re amerikane do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.
Kosnett ka folur edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit.
“Javën e kaluar, gjatë seancës dëgjimore për konfirmim para Senatit të SHBA-së, Tony Blinken, i cili është i zgjedhuri i presidentit Biden për postin e sekretarit të shtetit, tha se ai duartrokit punën që është bërë nga administrata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë. Kjo është në kontekst të përgjigjes së pyetjes që të gjithë po e bëjnë ‘a është marrëveshja e Uashingtonit ende në fuqi? A synon administrata e Bidenit që të vazhdojë punën e bërë nga administrata paraprake?’ dhe përgjigja në thelb për këto dy pyetje është po, ne e konsiderojmë Marrëveshjen e Uashingtonit në fuqi deri sa të ketë ndonjë ndryshim të mundshëm që mund të bëhet në të ardhmen dhe pres që do të vazhdojmë të punojmë mbi punën e bërë më herët”, ka deklaruar Kosnett.
Ambasadori amerikan ka folur edhe për temat tjera si bisedimet, dhomat e specializuara, sundimit e rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe për personat e pagjetur.