GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Koreografia skandaloze e Crvena Zvedës kundër Kosovës, FFK-ja paraqet ankesë në UEFA

27/07/2023
në Lajme, Sport
Koha e leximit:2 mins read
Koreografia skandaloze e Crvena Zvedës kundër Kosovës, FFK-ja paraqet ankesë në UEFA
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës, ka reaguar pas banerit të klubit serb, Crvena Zvezda, për koreografinë skandaloze në ndeshjen kundër Fiorentinës në Beograd, ku shfaqej një tank me mbishkrimin “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Sipas FFK-së, paraqitja e një tanku si koreografi në tribuna me simbolikën kundër Kosovës është një akt i papranueshëm dhe i pashoq për sportin, por edhe për harmoninë e paqen mes vendeve në rajon, e sidomos në periudhën e tensioneve mes Kosovës e Serbisë.

“Ky akt i shprehur publikisht, i shoqëruar edhe me slogane provokuese, dëshmon se opinioni në Serbi dhe autoritetet e atjeshme nuk kanë ndryshuar aspak nga qasja agresore dhe njëherësh është një provokim i hapur ndaj sportit të futbollit dhe Republikës së Kosovës”.

“Federata e Futbollit të Kosovës ka vepruar në përputhje me rregulloret dhe parimet e UEFA-së, duke paraqitur ankesë zyrtare për këtë çështje. Ne kemi kërkuar nga organet e UEFA-së që ta hetojnë me urgjencë këtë rast dhe të marrin masa të ashpra ndaj klubit dhe tifozëve të Crvena Zvezdës, në mënyrë që veprimet e tilla shoviniste dhe provokimet e ngjashme të parandalohen në të ardhmen”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Tutje, FFK-ja tha se koreografitë dhe sloganet e tilla që synojnë të shkaktojnë konflikte dhe urrejtje mes vendeve dhe popujve nuk duhet të tolerohen.

“Ky rast na bën të kuptojmë se duhet urgjentisht organet e UEFA dhe FIFA të marrin masa më të ashpra kundër shkeljes së parimeve dhe vlerave bazë të lojës së futbollit. Shpresojmë dhe besojmë që ankesa e reagimi jonë do të merret seriozisht dhe ata që nxisin urrejtje nëpërmjet futbollit do të ndëshkohen”.

“FFK do të vazhdojë të promovojë vlerat e vërteta të futbollit, pasi është e vetëdijshme se një mjedis i sigurt dhe i respektueshëm në stadiume është thelbësor për të përjetuar emocionin e futbollit në mënyrë pozitive”, thuhet në reagim.

ShareTweetShare
Previous Post

Anulohet gjykimi në rastin “Toka”

Next Post

Aksident tragjik, vdesin dy persona

Next Post
Dyshohet për plagosje në Prishtinë

Aksident tragjik, vdesin dy persona

Lajmet e fundit

Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

22/05/2025
Gërvalla e pret Kallasin në aeroport: Po vjen në një moment jemi më të angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike

Gërvalla e pret Kallasin në aeroport: Po vjen në një moment jemi më të angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike

22/05/2025
Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

22/05/2025
Vdes nga sulmi kardiak derisa ishte duke shkuar për të marrë ndihmë mjekësore

Vdekja e gruas në Durrës, mjeku: Pacientja erdhi në gjendje të mirë, pësoi arrest kardiak mëngjesin tjetër

22/05/2025
Duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë

Osmani: Ahtisaari ishte zë i fuqishëm – na mësoi se drejtësia ekziston

22/05/2025
Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

“Kosova shpejt do ta ketë shumicën parlamentare” – çka po paralajmëron Limaj?

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

Incident me të shtëna para selisë së CIA-s, një person i arrestuar

22/05/2025
Gërvalla e pret Kallasin në aeroport: Po vjen në një moment jemi më të angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike

Gërvalla e pret Kallasin në aeroport: Po vjen në një moment jemi më të angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike

22/05/2025
Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

Kallas në Prishtinë: BE ka nisur t’i heqë masat gradualisht

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.