Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër nga bregu i saj lindor të martën.
Kështu tha ushtria e Koresë së Jugut, duke shënuar një tjetër demonstrim fuqie, disa ditë para rikthimit në detyrë të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Raketat udhëtuan rreth 250 km pas ngritjes rreth orës 09:30 të mëngjesit nga Kanggye, në Provincën Jagang, afër kufirit të vendit me Kinën, tha Këshilli i Përbashkët i Shefave të Shtabit të Seulit (JCS).
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë lëshim si një provokim të qartë që kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin në gadishullin korean,” tha JCS, duke e paralajmëruar Korenë e Veriut për “keqinterpretimin” e situatës dhe duke premtuar se do të “përgjigjen me forcë” ndaj çdo provokimi të mëtejshëm.
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, gjithashtu e dënoi lëshimin si një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe tha se Seuli do të përgjigjet ashpër ndaj provokimeve të Koresë së Veriut.