Një grabitje ka përfunduar me dy viktima në fshatin Progër në Devoll të Korçës. Viktima kanë mbetur 60-vjeçarja Fatmira Bami dhe vjehrra e saj, 80-vjeçarja Bukurie Bami, të cilat u qëlluan për vdekje me sende të forta nga komshiu i tyre, 36-vjeçari Ali Zili.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 4 marsit, teksa trupat e pajetë u gjetën ditën e sotme, rreth orës 15:15, nga kryeplaku i fshatit. Mësohet se Zili u fut në banesën e viktimave për t’i grabitur, por pasi ka hasur në rezistencë, ai i ka goditur për vdekje dy gratë me sende të forta dhe më pas është larguar.
Arratia e 36-vjeçarit nuk zgjati shumë, ndërsa ra në prangat e policisë pasditen e sotme.
Mësohet se gratë jetonin vetëm në banesë, pasi bashkëshortët i kishin ndërruar jetë, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë në Greqi.