GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kontrolle në shtëpitë e zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore në Kosovë, dyshime se kanë shpërdoruar detyrën

17/05/2023
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kontrolle në shtëpitë e zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore në Kosovë, dyshime se kanë shpërdoruar detyrën
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti i Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës ka kryer bastisje mëngjesin e së mërkurës në 12 lokacione, banesa të 11 zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore.

Prokuroria Speciale dyshon se zyrtarët kanë lidhur kontratë me procedurë të përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore në vlerë njëqind e njëzet milion euro.

Në mesin e të dyshuarve është edhe anëtari i Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj që në atë kohë ishte aksionar i NPB-së. Këtë bastisje e cilëson si përndjekje politike.

“Nuk kam si ta marr ndryshe sesa një përndjekje e pastër politike nga policia e Kosovës ku, Ministri i Punëve të Brendshme, pa përfunduar aksioni edhe për provat që unë kam pas me i dorëzu vet del e thotë ka qenë i suksesshëm, çfarë ka qenë i suksesshëm“, pyet DEK Dren Kukaj, ish-aksionar i NPB-së.

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së thotë që për të njëjtën kontratë ka edhe dy vendime të gjykatave vendore sa i përket ligjshmërisë së kontratës.

“Që në vend se me i luftu ata që kanë bë krim, luftojnë këta që po bëjnë opozitë. Jo rastësisht qytetarët na thonë që jemi opozita e vetme. Ata nuk kishin problem me hajninë, se e pamë qysh reagojnë për hajnat e vet, ata e kanë problem ata që kanë kredibilitet moral për t’i kundërshtuar”, u shpreh Dardan Molliqaj, kryetar i PSD.

Më 8 gusht të vitit 2022, Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi padi ndaj NPB-së për keqpërdorime për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakërishtë”

Sipas tyre, janë 17 mijë metra katrorë në këtë lagje që Ndërmarrja Publike Banesore do t’i tjetërsojë në pronë private. Krahas padisë, ata kishin dorëzuar edhe kërkesë për pezullimin e punës në këto hapësira, vendim i vlefshëm ende.

Tags: departamenti i krimeve ekonomikekontrollkosovandermarja publike banesorePolicia e Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Kurti takohet me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, e falënderoi për mbështetjen

Next Post

Ambasadori spanjoll në Serbi e përmend Asociacionin e Komunave Serbe, thotë se edhe BE pajtohet

Next Post
Ambasadori spanjoll në Serbi e përmend Asociacionin e Komunave Serbe, thotë se edhe BE pajtohet

Ambasadori spanjoll në Serbi e përmend Asociacionin e Komunave Serbe, thotë se edhe BE pajtohet

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.