GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Konsumatorët të rrezikuar dhe mashtruar në të gjithë sektorët

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Kosovës ende janë të rrezikuar për shëndetin e tyre nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët mashtrues me mallra të kontrabanduara.

Me rastin e Ditës Botërore të Konsumatorit, kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku në një intervistë për KosovaPress, thotë se ndër problemet më të mëdha janë mallrat e kontrabanduara, që sipas tij, është alarmante në Kosovë dhe mbi të cilën qëndron një rrjet kriminal i organizuar.

Produktet jo cilësore, ai tha se janë ato ushqimore, barnat dhe derivatet, ndërsa shërbimet energjetike, të ujit dhe ngrohjes qendrore nuk janë adekuate.

“Kur flasim cilësinë e ushqimeve, ajo që kalon përmes mbikëqyrjes së mekanizmave për kontroll, është e sigurt, mirëpo problemet janë kontrabanda e cila është alarmante në Kosovë dhe mbi të cilën qëndron një rrjet kriminal I organizuar deri në nivele të larta, dhe që së bashku me të gjitha ushqimet, medikamentet, derivatet naftës , ndoshta arrin shumën prej një miliardë e gjysmë dhe prej tyre 500 milionë euro për shkak të kësaj kontrabande i mungon buxhetit të Kosovës”, ka thënë Kaçaniku.

Kreu i shoqatës “Konsumatori” ka thënë se vetëm 1 për qind e mallrave të importuara i nënshtrohen kontrollit për cilësi dhe kjo parqet pasiguri për qytetarët konsumatorë.

“Kjo kontrabandë e vështirëson tregun dhe i sjell pasiguri qytetarëve konsumatorë, ndërsa kjo që hynë me kontroll jo e gjitha është e garantuar për shkak se kontrolli nuk bëhet për çdo maunë, por merret një maunë e rastësishme, që i bie se nga 100 përiqindëshi i importeve vetëm 1 përqind kontrollohet”, ka thënë ai.

Kaçaniku ka shtuar se në Kosovë ende vepron logjika e mashtrimit, ofrohen shërbime për qytetarët në bazë të logjikës së mashtrimit dhe kjo përbënë krim ndaj qytetarit konsumatorë.

“Nëse i referohemi rastit të derivateve, nëse i referohemi rasteve stenda, problemeve në shëndetësi , problemet me ngrohje qendrore dhe me energji elektrike akoma. Me ujë ende kemi probleme e telashe, të gjitha këto dëshmojnë se problemi qëndron në maje. Me vite të tëra ne nuk kemi pasur Agjenci të Konkurrencës me staf të kompletuar, ne nuk e kemi as sot të kompletuar Rregullatorin e Energjisë elektrike. Çdo kund te ndërmarrjet publike kemi bord edhe menaxher politik dhe askund nuk ka qasje konsumatori, sepse qytetari taksa pagues është gjenerues kryesor i buxhetit nga financohen të gjitha këto”, ka thënë Kaçaniku.

Ai tha se për fat të keq numri i ankesave nga konsumatorët po ulet, por jo pse po ulet pakënaqësia, mirëpo për arsye se po rritet mos besimi dhe mungesa e gatishmërisë së qytetarëve konsumator ndaj institucioneve relevante.

Ndryshe, sot në Kosovë shënohet edhe Dita Botërore Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve.

ShareTweetShare
Previous Post

Lori Hoxha hap garderobën sëbashku me kujtimet!

Next Post

Këngëtarja shqiptare “ndan” Qipron

Next Post

Këngëtarja shqiptare “ndan” Qipron

Lajmet e fundit

Agim Ademi: Kujtimi për Lamin do të mbetet përherë i gjallë

Agim Ademi: Kujtimi për Lamin do të mbetet përherë i gjallë

10/05/2025
Mbi 3.7 milionë shqiptarë nesër vendosin për qeverisjen e ardhshme

Mbi 3.7 milionë shqiptarë nesër vendosin për qeverisjen e ardhshme

10/05/2025
KDI: Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori cenon sundimin e ligjit

Kurti: Ministri i Mbrojtjes më 13 Qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA’të

10/05/2025
Eventi i Miss Kosova 2025 po vjen

Eventi i Miss Kosova 2025 po vjen

10/05/2025
Lushaku-Sadriu: VV nuk respektoi pavarësinë institucionale të UP-së, e përdorën si vegël politike

Lushaku-Sadriu: VV nuk respektoi pavarësinë institucionale të UP-së, e përdorën si vegël politike

10/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

OBSH: Çdo vit në botë humbin jetën mbi 1.2 milion njerëz në aksidente rrugore

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Agim Ademi: Kujtimi për Lamin do të mbetet përherë i gjallë

Agim Ademi: Kujtimi për Lamin do të mbetet përherë i gjallë

10/05/2025
Mbi 3.7 milionë shqiptarë nesër vendosin për qeverisjen e ardhshme

Mbi 3.7 milionë shqiptarë nesër vendosin për qeverisjen e ardhshme

10/05/2025
KDI: Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori cenon sundimin e ligjit

Kurti: Ministri i Mbrojtjes më 13 Qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA’të

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.