Deputetja e zgjedhur e VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se kësaj partie i duhet vetëm edhe një votë që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit dhe kështu të konstituohet ky institucion.
“Jemi në njohuri të të gjithë situatës së krijuar. Zoti Dehari i ka ftuar në konsultime, konsultimet do të thonë se duhet me pasë vullnet të dyanshëm”, tha ajo.
“Na nevojitet vetëm një votë, një mirëkuptim, një konsensus nga partitë e tjera parlamentare”.