Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qenë goxha kritik ndaj kryetarëve të komisioneve të Kuvendit.
Në seancën e sotme e cila filloi me gati dy orë vonesë, ai kërkoi që më të mos caktohet mbajtja e mbledhjeve të komisioneve në orën kur ka për t’u mbajtur një seancë e parlamentit.
“Kjo që keni bërë është vërtetë jo serioze, do ta precizoni dhe të disiplinoheni sa i përket përgjegjësisë që e keni edhe mbajtjes së mbledhjeve të komisioneve”.
“Nuk mund të ndërhyni në seanca kur janë të caktuara nga kryesia. Kështu e bllokoni punën e Kuvendit”, ka thënë Konjufca.
Gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një seancë tjetër e Kuvendit e që është plenare.