GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Konjufca: Nëse ka diçka të vërtetë, Ministrja Gërvalla duhet ta shkarkojë Martin Berishajn

12/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Konjufca: Nëse ka diçka të vërtetë, Ministrja Gërvalla duhet ta shkarkojë Martin Berishajn
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, për të cilin mediat sllovene raportuan se është përfshirë në një skandal të madh financiar atje.

Konjufca ka thënë se nëse ka del diçka e vërtetë nga këto raportime, Ministrja Donika Gërvalla duhet ta shkarkojë Berishajn.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës i ka mobilizuar të gjitha resurset për t’u marrë me këtë rast.

“Tash, shteti kur përballet me një fenomen të tillë i mobilizon të gjitha resurset për më marrë vesh cka ishte kjo punë. Edhe shteti i Kosoovës i ka mobilizuar të gjitha resurset edhe relacionet që i ka me shtetet ku ndodhi kjo. Dmth kjo ndodhi në relacionin mes Malit të Zi dhe një kompanie që po pretendohet ose pronë ose mund t’i ketë aksionet z.Berishaj aty, edhe në Slloveni ku kishte lidhje me atë, ajo kompania publike energjetike e Sllovenisë me emrin GEN’I dhe tash çështja është kështu. Nëse ka bazë dhe diçka është e vërtetë, Ministrja Gërvalla unë mendoj që menjëherë duhet të veprojë dhe ta shkarkojë z.Berishaj, por nëse ti e bën këtë gjë pa i verifiku burimet, veç pse tha dikush në Slloveni në një betejë zgjedhore për me mujt kundërshtarin dhe pastaj shteti reagon përmes një tabloidi, krejt shteti mobilizohet edhe e merr një veprim dhe pastaj del e kundërta, unë mendoj që dëmi është edhe më i madh. Dëmi pastaj është i parikuperueshëm”, ka deklaruar Konjufca.

Tutje, ai ka thënë se nëse del një skandal i tillë, përgjegjësia shkon deri te nivelet shtetërore.

Sipas tij, kur largohet një ambasador prej pozicionit, s’është mirë që të kthehet më në atë pozitë, meqenëse është “simptomë” e një shteti joserioz.

“Nëse del një skandal i tillë, përgjegjësia shkon deri te nivelet shtetërore. Pastaj përgjegjësia, një pjesë e përgjegjësisë së caktuar më kap edhe mua. Sepse të gjithë ne, mbase edhe ju, e njehni z.Berishaj në mënyrë të caktuar. P.sh unë e njoh si professor të nderuar, i cili ka edhe plot libra që i lexojnë ehe studiusit e Sllovenisë edhe ka dhënë mësim edhe në Kosovë dhe duke e njohur si personalitet të tillë, ama vetëm sit ë tillë, dhe si të tillë e njohin mijëra qytetarë të Kosovës dhe jo për ndonjë aspekt tjetër, ne e kemi vendos ambasador për shkak të këtyre cilësive, jo për shkak të ndonjë gjëje tjetër. Dhe atij psh iI ndodh në një shtet tjetër diçka që mund  po konsiderohet, hajde po e quajmë skandal masi po doni ju, dhe çfarë përgjegjësie më rrok mu. Mua më rrok përgjegjësia pse nuk e kam njohur më mirë. Unë ndoshta edhe nuk kam mujt me njoft ma mirë. Unë s’kom burime me ditë në cilën kompani të Malit të Zi që është e regjistrume ai ka aksione”, ka thënë Konjufca në RTK.

Sipas Konjufcës, rezultati i hetimit nga Agjencia Kundër Korrupsionit do t’i ndihmonte institucionet e vendit si të veprojnë në këtë rast.

E përmendja e kryeministrit Gollob, thotë se mund t’i lëkundë marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Sllovenisë.

“Kur jemi të filtrat, na ka thënë poashtu edhe Agjencia Antikorrupsion që është duke u marrë me të  dhe një rezultat i saj do të mund t’I ndohmonte institucionet e Kosovës se si të veprojnë, ama të vepron shteti automatikisht për shkak të një tabloidi mendoj që është gabim. Edhe e dyta i qëndroj asaj për z.Gollob. Unë mendoj që z.Gollob s’duhet të përfshihet fare, e mediat tona e kanë përfshi shumë fatkeqësisht dhe mendoj që kjo mund t’i lëkund marrëdhëniet tona me shtetin e Sllovenisë, sepse tek e fundit ai është kryeministri I një shteti, me të cilin kemi marrëdhënie shumë miqësore”, ka deklaruar kryekuvendari. /Gazeta Papirus/

ShareTweetShare
Previous Post

“S’po du me ni” – as baladë as këngë verore kënga e re e Taynas

Next Post

‘Fundoset’ Arsenali, Tottenhami shënon golin e dytë – VIDEO

Next Post
‘Fundoset’ Arsenali, Tottenhami shënon golin e dytë – VIDEO

‘Fundoset’ Arsenali, Tottenhami shënon golin e dytë – VIDEO

Lajmet e fundit

Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

22/05/2025
Kurti nuk u ndahet zyrtarëve të PDK-së, tani shfaqet i gëzuar përkrah Hasanit dhe Xhemailit

Kurti nuk u ndahet zyrtarëve të PDK-së, tani shfaqet i gëzuar përkrah Hasanit dhe Xhemailit

22/05/2025
Rekord i ri historik – Bitcoin arrin vlerën në 110 mijë euro

Rekord i ri historik – Bitcoin arrin vlerën në 110 mijë euro

22/05/2025
Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada amerikane del me një apel

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada amerikane del me një apel

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ky është personi i arrestuar për kanosje në Shtime, publikoi foto me mbishkrime kërcënuese

Arrestohet një person për kanosje ndaj institucioneve të Kosovës dhe zyrtarëve të tyre

22/05/2025
“Dita e Çlirimit” – Shoqatat e dala nga lufta refuzojnë çdo organizim me Qeverinë

OVL UÇK: Në Burgun e Dubravës në vitin 1999-në u pushkatuan mizorisht shqiptarët nga forcat serbe

22/05/2025
Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

Kapen mallra të kontrabanduara në Leposaviq gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe KFOR-it

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.