GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Konjufca në rolin e ‘simplifukesit’ për gjendjen e koklavitur në vend: Lexoni këto 6 deklarata të tij

06/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Konjufca i përgjigjet Escobarit: Kosova s’ka obligim për Asociacionin, pa njohjen nga Serbia
Share on FacebookShare on Twitter

Ndoshta keq, tha Glauk Konjufca, që po folë në mënyrën më të simplifikuar (më të thjeshtë, versioni jonë), por kështu po i duhet të flasë. Dhe kështu foli Konjufca, me tej-simplifikim rreth ngjarjeve mjaft të jo-simplifikuara që kanë ndodhur viteve të fundit në vendin tonë.

Do të ishte mirë që vendi të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, thotë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Asociacioni me kompetenca ekzekutive, thotë se mund të bëhet për 24 orë, por ‘duhet të humbet rruga republikane e vendit’. Thotë se nëse Vuçiqi dhe bashkësia ndërkombëtare ‘kanë vakt, na këna edhe ma shumë’. Më poshtë, gjashtë deklaratat e Konjufcës që i tha në DPT te Fidani, përcjell Periskopi:

1.Zgjedhjet e jashtëzakonshme

Glauk Konjufca: Nuk e di a do të jetë vit i zgjedhjeve, por edhe po të ishte mendoj që në rregull do të ishte. Nëse ky është vullneti i opozitës dhe qeverisë, pse mos të shkojmë në zgjedhje, është e mundshme plotësisht, nuk do të isha kundër që…varet prej, nuk mund të shkojë vendi në zgjedhje nëse nuk ka pajtueshmëri mes opozitës dhe mazhorancës, unë personalisht nuk jam kundër zgjedhjeve, përkundrazi, mendoj që është mirë të shkojmë në zgjedhje. Nuk ndodhë kjo nëpër vendet evropiane, demokratike mesa e kom pa unë, nëpër ato vende secila parti politike e di përafërsisht në çfarë pozicione është.

Gara në Kosovë, ka me qenë për vendin e dytë. Aty kanë me u thy të gjitha shtizat për vendin e dytë.

2.Dhuna në Kuvend

Glauk Konjufca: Ishte ditë e pakëndshme, ka qenë shumë e shëmtuar, nuk ia dëshiroj Republikës tonë dhe Kuvendit kurrë më një ditë të tillë. Ishte e paarsyeshme ajo mësymje e deputetëve kah ana e Qeverisë. Mendoj që edhe zëvendëskryeministri ka mujtë me qenë ma i qetë.

Këtë e nisi grupi që ia mësyu qeverisë, po ashtu edhe qeveria dhe ministrat nuk kanë nevojë me…por edhe ata e kishin një arsyetim, ku mundesh me besu që në atë mësymje mundet me pasë vetëm ujë.

3.Suspendimi i vizave

Glauk Konjufca: Mendoj se diçka që është elementare për popullin e Kosovës, pra që nuk është e drejtë e qeverisë por e drejtë e popullit, kjo është një diçka e fituar me plot meritë nga ana e Republikës tonë dhe i atribuohet vetë popullit dhe shoqërisë.

Sa i përket sanksioneve, ato janë tjera dhe janë duke ndodhur në një masë. Sa i përket përgjegjësisë, mendoj që është marrë, në drejtimin që e ka marrë qeveria e Kosovës sa i përket atyre veprimeve të cilat në sytë e qeverisë kanë qenë të domosdoshme në këtë pjesë të vendit, e kam fjalën për veriun.

Mendoj që është goxha padrejtësi, uroj që të mos jetë veprim që do të materializohet.

4.Zgjedhjet në veri

Glauk Konjufca: Për nga fuqia politike dhe legjitimiteti, nuk ka më grupe në veri që e determinojnë situatën me bomba, me shkopinj ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Tash duhet serbët që thirren në përfaqësimin e situatës atje, me bë institucione me ligje të Kosovës.

(Lajcak ka thënë se është zotu Vuçiqi dhe serbët do të marrin pjesë – i thotë autori i emisionit)

Mirë, shumë bukur.

Nëse nuk dojnë ata zgjedhje, Kosova ka kohë, Kosova nuk është pa kryetarë të komunave. Nëse ata kanë vakt, na kena edhe ma shumë, a po kupton? Nëse nuk dojnë ata, nëse nuk kanë kohë, na edhe ma pak kemi.

5.Marrëveshja e Ohrit është me njohje de fakto

Glauk Konjufca :Aty është njohja de facto, në Marrëveshjen e Ohrit. Aty thotë se Serbia me Kosovën kanë me funksionu si dy vende sovrane, qysh i thu ti kësaj. Në qendër është edhe gjithkush që ka thënë ndryshe, e ka dezinformu me qëllim opinionin publik.

Besoj që e kam lexu drejt Marrëveshjen, Marrëveshja e Ohrit n’qendër e ka njohjen de-fakto.

6.Asociacioni

Glauk Konjufca: Na ka mbetë një guri në qafë. Pse mendoj se ka qenë veprim strategjik me pranu Marrëveshjen e Ohrit sepse ne i kemi marrë qito principe, funksionimin sovran sipas Kartës së OKB-së, prej marrëveshjes 2013 e kemi zgjeru edhe ma shumë pjesëmarrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare, këtu është edhe botërore, edhe në OKB nuk mundet me pengu Serbia Kosovën për anëtarësim.

Nëse na, nëse Qeveria e Kosovës nuk e sheh që asnjë milimetër nuk po ndryshon Serbia, kurrfarë obligimi nuk kena me shku në Asociacion.

Nëse kërkohet e njëjta, kur dush shkojmë në Arbitrazh, e interpreton marrëveshjen, thotë: qekjo po thotë që Kosova me Serbinë janë dy shtete sovrane.

Nga takimi në Bruksel nuk pres kurrgjë, Vuciqi ka me thënë ‘Kosova e Metohia’, Albin Kurti ka me thënë ‘Kosova shtet sovran edhe kanë me u kthy në vendet e veta’.

Vuciqi iu ka thënë ndërkombëtarëve nuk mundet me qitë nënshkrimin fizik se prokurori e pret në aeroport. Çka është kjo? Hajgare a? Borrelli ka thënë: ok a mundemi me thënë që e kemi pëlqimin e marrëveshjes.

Çka është kjo o zotni?

Për me thjeshtëzu pak, kërkoj ndjesë nëse ky është simplifikim i skajshëm, po dy rrugë janë këtu: ose kjo rruga ku ti i kryen obligimet tua republikane, shtetërore, e pastaj je në procesin politik ku mbron interesat e Kosovës, ose përfundojmë për dy ditë bohet Zajednica, autonomi me kompetenca ekzekutive, për 24 orë bohet.

Tags: glaukKonjufcakryeparlamentar
ShareTweetShare
Previous Post

Tre dëshmitarët kyç në rastin ‘Panda’ Vucic, Stanisic dhe Simatovic: A do të dihet e vërteta 25 vjet pas vrasjes së të rinjve serbë?

Next Post

Për 24 vjet qeveritë e lanë Policinë pa sigurim shëndetësor, kryetari i Sindikatës hedh kritika

Next Post
Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore personi që u raportua i zhdukur në Shtime

Për 24 vjet qeveritë e lanë Policinë pa sigurim shëndetësor, kryetari i Sindikatës hedh kritika

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.