GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Konjufca: Në kohën kur Kosova i nderon të rënët, Serbia mbron kriminelët e saj

14/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Konjufca në përvjetorin e masakrës së Studimes: Qëllimi i Serbisë ishte të na zhdukë neve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar martirët e fshatrave të Pejës, të cilët më 14 maj të vitit 1999 u bënë cak i masakrës nga forcat ushtarake të Serbisë.

“Kriminelët e rekrutuar nga burgjet serbe në grupin paramilitar “Çakallët”, si pjesë kyçe e aparatit ushtarak të regjimit serb dhe gjenocidit të kryer në Kosovë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me ushtrinë dhe policinë serbe vranë në mënyrë kriminale mbi 120 civilë të paarmatosur shqiptarë në fshtatin Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan”, ka thënë Konjufca.

“Këta martirë janë pjesë e gjithë atyre të rënëve që e paguan lirinë dhe pavarësinë me jetën dhe sakrificën e tyre. Nderimi ndaj tyre është njëkohësisht zotim për të mos reshtur përpjekjet e përparimit në çdo sferë, duke përqafuar aspiratën që e trashëgojmë prej tyre dhe në emër të sakrificës së tyre sublime”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca shprehet se liria që ata mundësuan i bën martirë të paharrueshëm, por krimet ndaj tyre dhe kriminelët serbë që kryen akt gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit akoma nuk janë ndëshkuar.

“Në kohën kur Republika e Kosovës i nderon të rënët për liri, Serbia mbron kriminelët e saj, për ta fshehur të vërtetën e saj gjenocidale”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar tutje se përkushtimi i tyre do të jetë gjithnjë i pandalshëm deri kur “liria që erdhi të sjellë edhe drejtësi për të gjithë të masakruarit e regjimit serb në Kosovë, drejtësi që vjen përmes ndëshkimit të krimeve makabre të Serbisë, përmes ndëshkimit ndaj atyre që planifikuan, urdhëruan dhe zbatuan gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë”.

Tags: Glauk Konjufcahomazhe
ShareTweetShare
Previous Post

Hoti i reagon Qeverisë për raportin e Bankës Botërore

Next Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

Next Post
Për dy vjet, Kosova humbi dy investitorë strategjikë

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.