GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Konjufca mesazh atyre që mendojnë ta bëjnë Asociacionin: Nëse e bëni pa njohje nga Serbia hyni në histori si tradhtar

06/09/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Dita e katërt e ’hallakames’ në Veri, Glauk Konjufca ’çele guri gojën’
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se do të hyjë në histori si tradhtar kushdo që pranon ta bëjë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë pa njohje të çfarëdoshme nga Serbia. Ai ka thënë se pasi të ndodh njohja, Asociacioni mund të bëhet “për 2 orë”.

Konjufca në një intervistë në ATV ka thënë se ekzistojnë vetëm dy rrugë të dialogut, rruga e Kosovës që kërkon njohje nga Serbia përpara implementimit të Asociacionit dhe rruga tjetër ku Asociacioni bëhet e pastaj flitet për marrëveshje, për këtë të dytën Konjufca thotë se i konvenon Serbisë.

“Nuk ka alternativa, janë dy alternativa. Kjo rruga e Kosovës, edhe një rrugë tjetër. Rruga që e don më shumë Serbia dhe cila është ajo rrugë? Ju keni me bë asociacionin, asociacioni ka me pasë formën e kompetencave ekzekutive sepse ju e keni obligim të 2013-tës, e kur Kosova e realizon atë, palët janë të barabarta, fillojnë prej zeros. E këqyrim ne si bashkësi ndërkombëtare me bind Vuçiqin mos po e bën naj pranim te Kosovës. Unë nuk besoj, është mashtrim kjo shumë i madh, edhe ka me hi si tradhtar në histori të Kosovës kush e bën atë, kushdo, unë nuk po ia di emrin. Kushdo që e merr me e bë asociacionin pa kurrëfarë njohje prej Serbisë, as njohje defacto as çfarëdo, ku Serbia s’e merr garancën që sjelljen shtetërore me… Masi të ndodh kjo, kur të ndodh njohja de facto nga ana e Serbisë, pastaj edhe obligimi prej 2013-tës shumë lehtë bëhet. A e di sa kollaj bëhet, e bën një mekanizëm koordinues të disa kompetencave komunale, ajo kollaj bëhet, për 2 orë bëhet, për 1 minutë bëhet.”, tha Konjufca.

Ai u shpreh se nuk do të ketë Asociacion sa të ketë kërcënime për Kosovën nga Serbia.

“Po Serbia po të thotë ki me pësu si Ukraina, 48 baza i ka rreth kufirit me Kosovën, më fal po kështu nuk ka Asociacion, nuk ka kështu, jo për besë nuk ka. Më vjen keq, por nuk ka.”, tha Konjufca.

Tags: glaukKonjufcavv
ShareTweetShare
Previous Post

Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje

Next Post

Prokurori Special ka miratuar që kryeministri Kurti të dëshmojë në rastin Millenkoviq

Next Post
Kurti iu jep zemër mërgimtarëve: Do të shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë sikur në vendet ku jetoni

Prokurori Special ka miratuar që kryeministri Kurti të dëshmojë në rastin Millenkoviq

Lajmet e fundit

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

18/05/2025
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

17/05/2025
Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

18/05/2025
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.