Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dhënë një deklaratë të papritur.
Ai i nervozuar me mungesat e deputetëve dhe mungesën e kuourimit, ka kritikuar deputetët për papërgjegjësi.
Madje, deklaroi se “kjo legjislaturë nuk e meriton me vazhdu”
“Qysh po e shohë këtë papërgjegjësi të disa deputetëve, mendoj se kjo legjislaturë nuk meriton me vazhdu”, deklaroi Konjufca, raporton Nacionale.
Problemi me kuorum po i përsëritet pushtetit tash e disa javë.
Edhe në javën e kaluar dështoi të mbahet seanca e Kuvendit pasi nuk pati deputetët të mjaftueshëm.