Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan ka organizuar konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë konferencë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër. Sipas tij, Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe vendës.
Sipas tij, rregullimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave që ekzistojnë në Kushtetutën e Kosovës mund të marrin mësim edhe vendet e tjera. Ai tha se tani Kosova është në një fazë të stabilitetit më të qëndrueshëm Kushtetues.
“Kushtetutshmëri e Kosovës është relativisht e re për arsye se shteti është i ri, por idealet dhe ambiciet e Kosovës nuk janë të reja. Kur janë këto ambicie është edhe qëllimi që të kesh Kushtetutën. Në për shkak të rrethanave historike e krijuam shtetin në vitin 2008, e shtete e reja i kanë edhe përparësitë e tyre. Kur jemi të Kushtetuta e Kosovës natyrisht që kjo nuk ka se si mos të përmbaj vetë procesin e shtet ndërtimit”.
“Kushtetuta jonë ishte produkt i fazave nëpër të cilat kaloj Kosova. Kushtetutshmëria jonë edhe është më formësim e sipër. Sepse po flasim për një trashëgimi Kushtetues. Unë para pak javës i kam dërguar amendamente e Vettingut në Gjykatë. Kushtetuta kur krijohen edhe miratohen për herë të para ato ndeshën me realitetin, me një milion elemente edhe kur të fillon që të funksionuj shihet se ka probleme qe te ecë, e po ashtu pjesë të ndryshme kanë interpretime se si duhet me funksionuar. E ndër vite ato edhe ndryshojnë, kjo falë demokracisë. Kosova shumë shpejt do të futet një një fazë të stabilitetit më të qëndrueshëm Kushtetues”, tha ai.
Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës & Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese.