GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Konjufca: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, duhet të jemi të bashkuar

02/06/2022
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka paralajmëruar se së shpejti do t’i vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në Hagë.

Në një intervistë për RTK-në, ai ka folur edhe për raportet me Hashim Thaçin e Kadri Veselin të cilët dikur i kishte rivalë politikë.

Konjufca ka thënë se nuk mund të jenë peng i grindjeve dhe mospajtimeve që kanë pasur në të kaluarën.

“Qoftë ata që ishin dikur në funksione udhëheqëse të shtetit, qoftë ne tani që jemi në krye të institucioneve për shkak të vullnetit të popullit, duhet të udhëhiqemi vetëm nga një princip: ne jemi një popull, ne kemi interesa të përbashkëta dhe në interesa të përbashkëta nuk mund të na përçajë askush. Aq më pak Serbia me GjS e edhe me raportin e Dik Martit (Dick Marty)”, ka pohuar ai, transmeton Telegrafi.

Ai tutje ka deklaruar se populli i Kosovës duhet të jetë i bashkuar sikur gishtat e dorës për shkak të sfidave.

“Sfida kemi pasur shumë edhe në të kaluarën, por sidomos prej shkurtit të këtij viti mendoj se janë dyfishuar sfidat edhe për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë e edhe të krijimit të një rendi të ri ndërkombëtar, pra duhet të jemi më vigjilentë dhe nuk kemi komoditetin që për shkak të rrjedhave të politikave në vitet e kaluara tashti të jemi peng i të kaluarës”.

Sa i përket Gjykatës Speciale e cila ish-krerët e UÇK-së po i gjykon për krime lufte, kryeparlamentari ka thënë se që nga fillimi e ka konsideruar të padrejtë.

Sipas tij, Specialja po përpiqet t’i mbajë të izoluar ish-luftëtarët.

“Tash jemi në një pozicion të vështirë si Kosovë në këtë gjykatë, sepse është vënë para Gjykate struktura kryesore e Shtabit të Përgjithshëm. Këtë gjykatë që nga fillimi e kam konsideruar si të padrejtë dhe kështu do ta quaj gjithmonë dhe derisa po veprohet kështu ndaj krerëve të UÇK-s nga Gjykata, nuk kam se si ta quaj ndryshe përpos si përpjekje për izolim të tyre”.

“Përderisa tani po mbushen dy vjet që janë të burgosur dhe tani po shtojnë aktakuza të tjera dhe njëherazi të mos ia lejosh mbrojtjes qasjen në të gjitha materialet e aktakuzës nga ana e Prokurorisë, kjo, mendoj, i kontribuon vetëm një procesi që le të quhet si të dojë, por një gjë dihet se jemi në dy vjetorin e burgosjes së tyre, ata mbahen të izoluar edhe nga familjet e tyre dhe çdo gjëje tjetër dhe pse, kësaj pyetje do të duhej të përgjigjen ata që po e bëjnë këtë, sepse ata do të mund të mbroheshin në liri, mbase edhe tani do të mund të shkonin atje, e jo të burgosen me hapjen aktakuzës dhe të mbahen në burg gjatë gjithë procedurës, kjo për mua lë për të dëshiruar sa i përket normave universale dhe sa i përket të drejtave të njeriut në procedurë gjyqësore”

Tags: Gjykata SpecialeGlauk Konjufca
ShareTweetShare
Previous Post

Catherine Zeta – Jones, nuk njihet me pamjen e re

Next Post

Valon Syla: Javëve të ardhshme pritet të shpërthej një skandal në Ministrinë e Kulturës

Next Post
Valon Syla : ironizon me Kurtin “Në Kaliforni nuk ka institucion shtetëror. Atje është Hollivudi”

Valon Syla: Javëve të ardhshme pritet të shpërthej një skandal në Ministrinë e Kulturës

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.