Kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka sulmuar partitë opozitare nga tubimi në Lipjan për përfshirjen e kryetarëve të komunave në listat e kandidatëve për deputetë.
Konjufca e quajti “mashtrim” një lëvizje të tillë, duke i krahasuar me “byk”.
“A i keni pa partitë tjera i kanë vendos krytarët e komunave? VV i ka gjashtë kryetarë, a kishim mujt edhe na? Shumë kollaj ka qenë. Edhe secilin që pe pyetin po thojnë jo kam me nejt në komunë?
Çka është ky mashtrim kështu? Kjo është si me porosit miell e me të dal byk?
Këta partitë politike që po na lufotjnë po e bëjnë që popullit me ia pshtillë, e me ju dok që lufta është për kryetarë të komunave, e lufta është për kryeministër të Kosovës.
E i kam dëgju që VV është në panik, pikërisht ata që i kanë vendos kryetarët e komunave, ata janë në panik, p’e përdorin pushtetin komunal, resurset komunale për me mbledh më shumë vota me kushtëzime e shantazhe.
Por, na nuk kemi panik se e kemi popullin.” – tha ai.